Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Më emigruan punonjësit”, komisioneri Besnik Dervishi i kërkon deputetëve rritje pagash

19:18 / November 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azil
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emigrimi i shqiptarëve për një pagesë më të mirë ka prekur edhe të punësuarit në administratën publike. Këtë konfirmoi Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi në Komisionin e Ligjeve duke i paraqitur deputetëve një kërkesë konkrete, rritje pagash që mos të largohen punonjësit.

“Tre punonjës, më janë larguar për pagesë më të mirë, tre punonjës, dy IT e super trajnuar që ka pasur zyra e komisionerit, më janë larguar jashtë shtetit për pagesë më të mirë, një inspektor jurist më është larguar jashtë shtetit për pagesë më të mirë. Nuk ka interes sepse pagesa në sektorin privat është të paktën dy herë më e lartë”, u shpreh Dervishi.

Besnik Dervishi përsëriti qëndrimin se në Shqipëri nuk ka specialist për mbrojtjen e të dhënave personale, por ajo çka mësoi në sallë e habiti tej mase.

“Nuk ka tregu shqiptar ekspertë mbrojtjes së të dhënave”, tha Dervishi.

“Tema ime e diplomës në Itali ka qenë pikërisht “privacy”, u shpreh Saimir Koreshi.

“Kur të mbaroj mandate, natyrisht, nëse do të jem unë jeni i ftuar, jua lë edhe me testament”, tha Dervishi.

Më shumë para kërkoi edhe Ilirjan Celibashi, por halli i komisionerit shtetëror të zgjedhjeve ishte tjetër.

“Pajisjet e identifikimit elektronik dhe ato të votimit dhe numërimit elektronik për momentin, kushtet në të cilat këto pajisje janë të ruajtura, nuk janë ato të duhurat sepse kërkojnë kushte specifike në kuptim të temperaturës, lagështirës”, tha Celibashi.

Për këtë gjeti mirëkuptimin e opozitës. “Është e nevojshme që ato pajisje të ruhen në parametra optimale. Nuk mund të blihen sa herë ka zgjedhje. Ato janë planifikuar që të përdoren për një numër zgjedhjesh”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

Pas suksesit të projektit pilot, Bylybashi kërkoi financimin për shtrirjen në të gjithë vendin të votimit dhe numërimit elektronik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.