Kuvendi ka miratuar ditën e sotme aktin normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2021, Aktyi normativ u miratua me 74 vota pro dhe 49 kundër.
Mazhoranca shprehet se qëllimi kryesor për rishikimin e buxhetit ishte përballimi i krizës energjitike që erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Një tjetër qëllim është dalja me Eurobond në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Me emetimin e Eurobondit, borxhi publik parashikohet të shkojë në rreth 80.6 % të PBB-së.
