Një aksident është shënuar në fshatin Pocestë në Maliq ku makina ka përplasur dy të mitura që lëviznin me biçikletë.
Vajzast ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Korçës.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 09.11.2021, rreth orës 13:08, në fshatin Pocestë, Maliq, shtetasi G. Zh., duke drejtuar një mjet tip “Volksëagen”, ka përplasur dy të mitura, që po lëviznin me biçikletë në rrugë, të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
