Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Skema e mashtrimit me TVSH/ Sekuestrohet firma me vlerë 1.2 mln euro, HEC-i dhe një apartament, kush janë 10 të akuzuarit

16:34 / November 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 618a90a3e2e05
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një hetim disa mujor nga Prokurori Madrid Kullolli, i cili ka nxjerrë 5 fletë arreste ditën e sotme për disa nga personat e akuzuar për ngritjen e një skeme mashtrimi me TVSH-në që i ka shkaktuar shtetit rreth 6 mln euro dëm ekonomik.

Këta persona kishin ngritur 5 kompani fantazmë, për llogari të të cilave prisnin kuponë TVSH-je fiktivë, teksa kishin investuar në prona që janë sekuestruar tashmë nga prokuroria.

OPERACIONIN I KODUAR -SKEMA-
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë per Krimin Ekonomik ne Policinë e Shtetit, Seksionet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.227 të vitit 2020, pas një hetimi proaktiv disa mujore, më datë 09.11.2021, finalizoi me sukses Operacionin e koduar “SKEMA“.

Në kuadër të hetimeve proaktive hetuesit financiar nën drejtimin e prokurorisë Durrës siguruan dhe ekzekuatuan vendimin nr. 921 datë 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për masën e sigurisë arrest me burg per 7 shtetas dhe detyrim paraqitje per 3 shtetas të tjerë, si dhe masën e sigurimit pasurore, sekuestro preventive për disa prona, të lidhura me subjektet, “TGV&T-2014” sh.p.k, me nipt L48115301U, “Xhevi Inert”, me nipt L61504503Q, “VLORA INVEST”, me nipt K87102202E, SG LOGISTIC” me nipt L31525501K, si dhe “R. B. – GENERAL SERVIS”, me nipt L61327018E, vlera e të cilave paraprakisht kalon 2miljon euro.

Në kuadër të ketij operacioni, deri aktualisht është bërë e mundur arrestimi i 5 shtetasve:

  1. Enis Xhaferi, dtl 17.12.1983,lindur e banues në Vlorë.
  2. Regan Merdani dtl 17.03.1991, Lindur në Durrës dhe banues në Tiranë.
  3. Roland Avdo dtl 13.101982, lindur dhe banues në Tiranë.
  4. Ali Agolli dtl 07.02.1076, lindur ne Dibër dhe banues në Tiranë.
  5. Benn Caka dtl 30.01.1973, lindur në Berat dhe banues në Tiranë,si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Në kontrollin e banesës se njërit u sekuestrua edhe “një kasë fiskale” e cila dyshohet se është përdorur për prodhimin e faturave fiktive.

Nga hetimet financiare të kryera gjatë hetimit proktiv penal është bërë e mundur indetifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të mëposhtëmve:
– Një shoqëri e quajtur “ Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 Euro, në emër të shtetasit A.A,
– Një hidrocentral me një sipërfaqe 700 m² truall, ne Dhërmi, Vlorë, në emër të shtetasit A.Xh,
– Një apartament me sipërfaqe 215 m², ne Vlorë, në emër të shtetasit E.Xh.

Të lartpërmendurit në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë krijuar shoqëri fiktive me qëllim mos pagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohe që kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera, të pa deklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të pa regjistruar dhe pa deklaruar në organin tatimor.

Nga aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TV SH-në, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekeve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore shuma të mëdha duke shkaktuar një dëm ekonomik e cila përllogaritet në vlerën rreth 6 milion Euro.

Shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin nëpërmjet subjekteve private fiktive me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale “Krijimi i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K.Penal.

Veprimet hetimore po vazhdojnë për identifikim dhe sekuestrimin e pasurive të tjera, të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.