Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherri mes të rinjve që përfundoi me vrasje në Elbasan, vëllai i viktimës flet nga spitali: Isha i lidhur prej një viti me 14-vjeçaren

12:28 / November 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
me zemer te hapur 2 764x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sherri mes të rinjve që përfundoi me vrasje në Elbasan tronditi opinionin publik.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, Mikel Kovaçi vëllai i viktimës tregoi detaje të kësaj ngjarje të rëndë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Spitali Ushtarak ku edhe po merr trajtim mjekësor, i riu tha se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai tregoi se është takuar me vajzë pasi i ka shkruar 14-vjeçares në “Instagram” dhe ajo ka pranuar.

Më pas janë takuar për disa minuta, kur më pas ka ardhur edhe autori i kësaj ngjarje i cili e ka qëlluar me thikë, ndërsa tregon se është larguar me vrap  dhe se nuk ka parë më çfarë ka ndodhur më pas.

“Kam dalë nga shtëpia në orën 4, kam takuar babain kam marrë qesen me ushqime dhe kam ikur në shtëpi. I kam shkruajtur vajzës në Instagram për tu takuar dhe më tha mirë. Duke bërë muhabet vjen personi me kapuç dhe nuk e njoha. Ai nuk reagoi në fillim më qëlloi mua por ika me vrap dhe nuk e di çfarë ndodhi sepse ika.

Unë nuk kam qëndruar gjithë ditën me vajzën. Kam qëndruar me babain kam pirë kafe. Kam dalë ka mbarua punët e mia më pas kam takuar vajzën.

-Kishit thjesht shoqëri me vajzën?

Mikel Kovaçi: Jo.

E kishe të dashur?

Mikel Kovaçi: Po

Prej sa kohësh ishit bashkë?

Mikel Kovaçi: Prej një viti

E dije që ishte 14-vjeç dhe që është e ndaluar të shoqërohesh

Mikel Kovaçi: Po e dija

Si ka qenë njohja?

Mikel Kovaçi: Me anë të shoqërisë

Si ka qenë ky vit për ju?

Mikel Kovaçi: Nuk jam në gjendje të flas

Me vëllain, familjarë je takuar e dinin për lidhjen?

Mikel Kovaçi: Vëllai nuk e dinte, e ëma e dinte lidhjen

E ka miratuar lidhjen?

Mikel Kovaçi: Se di

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vjeshta në rivierën shqiptare

11:25 / October 13, 2026

Dhunohet mjeku në Mirditë, goditet me sende të forta nga tre persona të maskuar

10:59 / October 13, 2026

Shpërthehet me eksploziv automjeti i avokatit Idajet Beqiri, nuk dihen ende motivet

09:56 / October 13, 2026

Shpërthim me tritol në Fier, dëmtohet dera e një subjekti

08:39 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.