Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të marte në lagjen “Kastriot” në Fier, ku është dëmtuar dera e jashtme e një subjekti.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet duke vijuar veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
