Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Braçe me tone të ashpra: Fabrikat e qumështit janë në llum fiskal. Numri i lopëve ulet, prodhimi i qumështit rritet

17:30 / November 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brace 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish zv.kryeministri, Erion Braçe ka folur në Komisionin e Ekonomisë për paketën fiskale duke përmendur edhe fabrikat e qumështit që i konsideron si llum fiskal.

Ndër të tjera theksoi se kur numri i lopëve bie, fabrikat e qumështit kanë ‘prodhuar’ më shumë. Braçe tha se nuk e di, se cila është magjia që e bën të mundur këtë gjë përveç se fatura. Braçe tha se janë prerë fatura për atë që kanë humbur.

“E kam thënë që në vitin 2018, personalizimi i politikës fiskale është gjëja më e dëmshme që mund t’i ndodhë prodhimit. Sa herë që dikush vendos veten e tij mbi atë që është parimore në politikat fiskale, ndodhin dëme kolosale.

Për të ardhur tek ligji për TVSH, por unë këtë skemë që e heqim tani dhe atë 6% që ishte, nuk jam dakord fare me atë. Shkoj tek skema 20 me 20. Kolegët kanë shumë të drejtë kur thonë varësia nga grumbulluesi etj me radhë. Përsa kohë nuk kemi një treg, nuk kemi një bursë, kështu do të jetë. Jua jap unë alternativën, vendosni një çmim në dysheme për të gjithë produktet e fshatarit nën atë çmimi që do të jetë çmimi në kosto që fermeri të mos fitojë, por të paktën as të mos humbë. Tani humb lekë. Sa herë jua them këtë, thoni është komunizëm. Se të personalizosh politikën fiskale, nuk qenka komunizëm.

Kur skema ishte 20-20% këta grumbulluesit e kanë marrë produktin me çfarëdo çmimi. Është shitur domatja deri në 800 lekë sepse kishte interes grumbulluesi për mallin. Mua më intereson shitja e produktit të fshatarit me atë çmim që do fermeri, jo çfarëdo grumbulluesi. Kjo skemë do krijoj më shumë varësi të fermerit ndaj grumbulluesit, çmimi i grumbulluesit nuk është real. Humbja është në kurriz të fshatarit, dhe çmimi do të jetë në ulje. Ky është problemi që kemi me skemën, pse nuk e çoi skemën në ekuilibër, çfarë ju kushton. Tek pjesa e qumështit, fabrikat e qumështit janë në llum fiskal. Kur numri i lopëve bie, fabrikat e qumështit kanë prodhuar më shumë, unë nuk e di, se cila është magjia që e bën të mundur këtë gjë përveç se fatura” – tha Braçe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.