Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

OSHEE: 50 milionë lekë gjoba për ata që vodhën energji

19:46 / November 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ERMAL MURATI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

OSHEE ka vendosur 50 milionë lekë të rinj gjoba ndaj qytetarëve të cilët kanë kapur duke vjedhur energji. Drejtori i departamentit të matjes dhe leximit Ermal Murati thotë se Tirana ka numrin më të madh të subjekteve që abuzojnë, pasi mendojnë se akoma mund ta vjedhin energjinë elektrike.

“Aktualisht vetëm për muajin tetor dhe fillimin e nëntorit kemi vendosur 50 milionë lekë të rinj gjoba për rastet që kemi identifikuar, dhe nuk janë pak. Tirana përfaqëson bazën më të madhe të konsumatorëve, që do të thotë do të kemi dhe grupe konsumatorësh, pa i paragjykuar, që në kulturën e tyre akoma mendojnë se mund të vjedhin energjinë elektrike. Ëshë zona e Shkodrës, është zona e Kukësit, është dhe një pjesë e Vlorës, ku kemi konstatuar që ka abuzime me energjinë elektrike. Në një pjesë të Burrelit kemi abuzime me energjinë elektrike, por kur themi qytetet, nuk do të thotë i gjithë qyteti. Nënkuptojmë që ashtu si funksionon edhe infrastruktura teknike e OSSHE-së, çdo gjë shikohet aty ku konsumohet energjia elektrike dhe ku konsumohet energjia elektrike.

Nga çfarë kemi konstatuar ne në terren, kemi dhe hoteleri që kanë abuzuar me energjinë elektrike. Kemi subjekte me veprimtari të ndryshme, siç mund të jetë edhe në një prodhim, apo furrë buke, kemi konstatuar edhe bare, edhe lokale, të cilat futen te sektori i biznesit. Pse te kategoria e biznesit?

Ka raste kur janë denoncuar dhe janë kapur konsumatorë, të cilët kanë bërë ndërhyrje në sistemin e matjes, edhe pse rrjeti është solid, i teknologjisë së fundit”, deklaroi Murati.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Ibrahimaj: Mbi 1,700 biznese kanë shprehur interes, 720 në trajtim

12:17 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Qeveria miraton projektligjin për rezervat e naftës dhe nënprodukteve të saj, administrator do të jetë shteti

21:39 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.