Diten e sotme me rastin e festes se 8-Marsit, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka takuar divën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën. Minxhozi i ka dhuruar këngëtares një buqetë me lule teksa i ka uruar shëndet.

“Një ditë të veçantë, për një person të veçantë një buqetë me lule e merituar për divën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha. I uroj shëndet e lumturi”, ka thënë Minxhozi, shkruan në njoftimin e Ambasadës shqiptare në Facebook.

Theksojmë se këngëtarja ka marrë edhe shumë urime dhe lëvdata të tjera me rastin e 8 marsit. Pagarusha njihet për një numër të madh të këngëve duke përfshirë edhe më të famshmen “Baresha”. Ndryshe, MKRS-ja muaj më parë i kishte ndarë një pagë mujore në vlerë prej 500 eurove. Burimi / Telegrafi
