Klodiana Çelo është shqiptarja, që qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj. Ngjarja ndodhi në rrugën “Filikis Eterias”, në Chalandri, të Greqisë.
Ajo e ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për sa i përket kujdestarisë së fëmijës dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj.
I plagosuri, i cili ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë.
