Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Hapet dosja e ‘Foltores’, Paloka fton median të verifikojë firmat për Kuvend

10:34 / November 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka thirrur paraditen e sotme mediat në zyrën e tij për të parë 4200 firmat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Gjatë fjalës së tij, Paloka u shpreh se procedurat vlejnë kur Kuvendi mblidhet normalisht, por ky nuk është rasti.

‘Ky është Kuvend i jashtëzakonshëm, nuk është i zakonshëm’, u shpreh për gazetarët Edi Paloka, i cili ftoi dhe median të verifikojë firmat e 4200 anëtarëve, duke mos zbuluar të dhënat e tyre.

“Procedurat e statusit parashikojnë kur Kuvendi mblidhet normalisht.

Kur nuk i përgjigjen detyrimeve statusore ata që kanë detyrimin, megjithëse unë nuk kam formuara një formular, jemi të detyruar t’i përgjigjemi shumicës së Kuvendit dhe jemi të detyruar ti zbatojmë detyrimet tona statusore.

Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim, ashtu e mendon apo se konsideron të vlefshme, atëherë e kanë detyrimin nismëtarët e kuvendit të vazhdojnë me procedurat.

Është procedurë që nuk ndodh vetëm këtu. Edhe në Kuvendin e Shqipërisë e njëjta gjë ndodh. Këta që janë këtu e kanë mandatin?. Je kryetar seksioni apo nënkryetar seksion. Je delegat dhe verifikohet.

Kështu bëhet edhe për kuvendet e zakonshme, jo vetëm për këtë’, tha gjatë fjalës së tij Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026

Kurti reagon pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Ky hap i parë është shprehje e vullnetit të popullit

12:09 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.