Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, reagon Rezart Taçi: Nuk e njoh sipërmarrësin italian

11:47 / November 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rezart taci1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi ka reaguar pas shpalljes së tij ndërkombëtar nga SPAK, nën akuzën e grupit kriminal dhe pastrimit të parave.

Akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Taçi i ka quajtur të pabaza dhe të pakuptueshme, teksa ka folur për “Albanian Post”.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”, ka deklaruar Taçi.

I pyetur mbi lidhjen për të cilët flet SPAK me biznesmenin italian Francesco Zummo, sipërmarrësi shqiptar ka deklaruar se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush është.

Ndërsa, mbi vendimin, ai deklaroi se do ta ankimojë menjëherë dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje. Ai ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri personalisht, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë.

Megaoperacioni mes SPAK dhe Anti-mafias Italiane coi ne pranga në Shqipëri dy bashkëpunëtorë të biznesmenit Rezart Taçi i cili sipas informacioneve të dhëna nga SPAK, kishte dalë garant për pastrimin e parave që shtetasit italianë i kishin sjellë në Shqpëri. Të arrestuarit në Shqipëri ishin Artur Balla dhe Bledar Lilo i cili mësohet se është shoferi i biznesmenit Taçi.

Bëhet fjalë për sekuestrimin e 18 milionë eurove të cilat sipas hetimeve, ishin depozituar në një bankë të Tiranës me qëllim që të realizohej pastrimi dhe futja e tyre në treg.

Për biznesmenin Rezart Taci nuk është bërë i mundur ndalimi pasi referuar sistemit “TIMS” rezulton që nuk ndodhet ne shqipëri dhe është jashtë shtetit. Pas miratimit të masës së sigurisë dhe kontrolleve që janë bëre në banesën apo edhe vende të tjera ku dyshohej se ai mund të ishte policia nuk mundi ta gjejejë. Strukturat u vune në lëvizje dhe me urdhët të spak biznesmeni iu derguan gjeneralitetet në interpol duke u shpallur në kerkim ndërkombëtar.

Sipas mediave italiane Francesco Zummo, një sipërmarrës 90-vjeçar nga Palermo, i dyshuar si ortak i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino (i vdekur në 2002), përfundoi në arrest shtëpiak me akuzat për pastrim parash në kuadër të një hetimi nga Prokuroria Publike e Palermos dhe Prokuroria Shqiptare Kundër Korrupsionit (SPAK).

Është arrestuar edhe kontabilisti Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrati të Palermos, kontabilist me banim në Milano, dyshohet se e ka ndihmuar për të zhdukur 19 milionë euro nga konfiskimi, të cilat janë zhvendosur në një llogari bankare në Tiranë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026

Rama: Jo kontroll të celularëve pa autorizim të gjykatës! Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë

12:38 / September 30, 2026

Rama: Do lejohet transmetimi live i seancave gjyqësore, me kërkesë të palëve

12:35 / September 30, 2026

Kurti reagon pas miratimit të deklaratës së Kuvendit për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Ky hap i parë është shprehje e vullnetit të popullit

12:09 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.