Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Të debutosh 76 vjeç në “Wembley”! Edy Reja bën rrëfimin unik para ndeshjes me Anglinë

15:39 / November 12, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria sfion sonte “Tre Luanët”, në fushën e tyre. Të luajturit në “Wembley” do të jetë privilegj i veçantë për kuqezinjtë tanë, por edhe trajnerin Edy Reja. Ky i fundit do të debutojë në moshën 76-vjeçare në mitikun e Londrës, ku ka qenë vetëm një herë më parë, në rol vëzhguesi.

Madje, edhe në tokën angleze, trajneri ynë i kombëtares thotë se ka qëndruar vetëm një fundjavë, falë vajzës së tij. Këto detaje dhe të tjera, Reja i zbulon në intervistën e dhënë për “Gazetta dello Sport”:

“Unë kam qenë vetëm një herë në ‘Wembley’, si vëzhgues. Në Londër kam kaluar vetëm një fundjavë, falë vajzës sime, Elizabeth. Profesioni dhe pasioni për detin më kanë mbajtur gjithmonë larg ishullit britanik”, – thotë trajneri i Shqipërisë në vigjilje të intervistës së mëposhtme.

E mbani mend Anglinë si futbollist?
Më kujtohet një ndeshje e 20 dhjetorit 1967, në Nottingham. Në fund të ndeshjes u kthyem në hotel, britanikët dolën me gratë dhe të dashurat. Ne e kishim zili lirinë e tyre. Në atë kohë ne duhej të silleshim si fretër, ndërsa në Angli ishin vitet e “Beatles”.

Pra, nuk mbanit dot flokë të gjata…
Ne mbanim flokë më të valëzuar. Mua më pëlqenin “Beatles” dhe shpirti që buronte nga këngët e tyre.

Po futbolli në Premier League?
Burimet ekonomike dhe të huajt, lojtarët dhe teknikët, kanë lejuar që kampionati anglez të bëhet më interesanti në botë. Ka kampionë të mëdhenj në Premier League, por edhe në kohën time ka pasur futboll të nivelit të lartë. Mendoj për Bobby Charlton, George Best dhe atë mesfushor të ashpër, Stiles.

Shqipëria luan shpresat e pakta për t’u kualifikuar në ‘play-off’, por ëndrra juaj kalon edhe nga rezultatet e skuadrave të tjera në grup…
Ne ishim të pafat në dy ndeshjet me Poloninë, mes dëmtimeve, mungesave prej Covid-19 dhe një penalltie të mohuar.

Si e pritni Anglinë?
Skuadra e Southgate do të luajë pa tension. Kam përshtypjen se britanikët nuk e ndiejnë presionin në “Wembley”.

Si ndihesh të debutosh në moshën tënde në “Wembley”?
Ky është çmim për pasionin. Pas Katanias, në vitin 2003 kisha vendosur të largohesha nga futbolli. U regjistrova në kurs për të marrë një licencë detare. Doja t’i bija rreth Adriatikut me varkë, bregdeti kroat është fantastik. Një mbrëmje mora telefonatë nga Cellino, ai më ofroi të drejtoja Cagliari. Nuk pranova fillimisht, sepse doja të shijoja detin, por po atë natë më telefonoi sërish dhe të nesërmen firmosa kontratën. Aty filloi karriera ime si trajner. Pastaj rrugëtimi i gjatë deri më sot: Napoli, Lazio, Hajduk, Atalanta, Shqipëria. Më pëlqen trajnimi, sepse je në kontakt me të rinjtë dhe mbetesh i lidhur me botën.

Miqtë tuaj të një jete?
Bruno Pizzul, Fabio Capello.

Pas Mancinit dhe Marco Ross-it, ju jeni italiani i tretë që sfidoni Southgate gjatë këtij viti…
Time out (koha shtesë). Ju përshëndes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.