Perbersit:
1 kg speca të pjekur
500 gr fasule të bardha
2 qepë
3 thelpinj hudhre
2 lugë gjelle pure domatesh
vaj ulliri
kripë dhe piper i zi.
Pergatitja:
Fasulet ziejini në ujë si zakonisht derisa të zbuten.Pastaj qepët e grira imët fërgojini në vaj ulliri. Specat qërojini, largojuni farat dhe pritini në katrorë. Në enën ku fërgohet qepa shtoni bashkë fasulen e zier dhe specat e grirë. Këtyre shtojuni edhe purenë e domates. Shtojuni edhe pak ujë dhe lërini të ziejnë edhe gjysmë ore derisa të kombinohen shijet. Ju befte mir!