Nuk ka asnjë mrekulli, madje Kombëtarja shqiptare turpërohet në Wembley ndaj Anflisë, duke pësuar 5 gola. Vendasit shënuan njëri pas tjetrit golat, ku spikat Harry Kane.
Para startit të ndeshjes u mbajt ceremonia e zakonshme e këndimit të himneve, por e sotmja ishte mjaft e veçantë për vetë numrin e tifozëve shqiptarë që ndodheshin në tribunat e Uemblit. Kamera fokusoi lojtarët kuqezi të cilët këndonin njëzëri himnin, por nuk munguan planet nga tribunat e stadiumit mitik, ku shikohet numri i tifozëve shqiptarë mjaft i lartë.
