Kreu i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në Twitter thotë se vetingu në politikë do të shkëpusë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit. Basha citon një raport më të fundit ku thuhet se rritet fuqia e qeverisë duke thënë se pushteti duhet tu kthehet qytetarëve.
“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë”, tha ai
