Kjo e diel është kthyer në një makth për të gjithë ata që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Elbasanit apo anasjelltas, për shkak të trafikut tejet të rënduar pranë TEG.
Sicc shihet edhe nga fotot, trafiku është bërë shumë i gjatë dhe makinat kanë disa minuta që kanë ngecur në rrugë pa mundur dot të lëvizin.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që krijohen radhë të gjata dhe një trafik i dendur pranë TEG.


