Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Universitetet / 8 mijë kuota të paplotësuara, në rrezik programet me interes kombëtar

18:29 / November 14, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkencat e Natyres FSHN 700x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga mbi 30 mijë kuota të miratuara nga Ministria e Arsimit për universitetet e vendit, rreth 8 mijë kanë mbetur bosh. Pjesa më e madhe e studentëve të regjistruar janë në degët me profil shëndetësor, ekonomi dhe teknologji informacioni.

Ndërkohë që shumë degë përfshi edhe fakultetin e shkencave të natyrës po vuajnë mungesën e studentëve. Veç reduktimit të numrit të studentëve, mungesa e vendeve të punës, dhe përcaktimi i notës mesatare më të lartë për disa degë të mësuesisë, për dekanin Spiro Dryshku, problem më i madh janë fryrja e kuotave në disa degë.

Sipas Dekanit të Shkencave të Natyrës, përgjegjësinë për këtë situatë e ka Ministria e arsimit.

“Ministria duhet të bëjë një studim të mirëfilltë për tregun e punës dhe në bazë të saj të miratojë kuotat”.

Në fakultetin e shkencave të natyrës vit pas viti po ulet numri i studentëve të regjistruar. Duke bërë që mungesa e disa profileve të ndihet në 5 vitet e ardhshme.

“Më shqetësuese situata është te fizika dhe kimia. Çdo vit ne kemi pothuajse 40-50 studente më pak”.

Për vitin akademik 2021-2022 janë regjistruar, 850 studentë, ndërkohë që te fizika janë vetëm 14 studentë dhe te kimia 25.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.