Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Dy udhëtime në Holandë”, Lulzim Basha njofton padinë ndaj gazetës së njohur

19:12 / November 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e nesërme do të padisë për shpifje gazetën “Mapo”. Ky kallëzim vjen pasi kjo gazetë akuzoi Bashën se kishte udhëtuar dy herë drejt Holandës me biznesmenin Klodian Zoto.

Në shkrim thuhej se udhëtimi i parë ishte në 13 shkurt 2018, ndërsa i dyti rreth 5 muaj më vonë, në 27 gusht 2018. Sipas artikullit, Klodian Zoto nuk ka pranuar që t’i paguajë Bashës gjobën e vënë nga kryedemokrati, me këtë të fundit që është betuar se do ta bënte Zoton shënjestër të sulmeve të opozitës.

Njoftimi i PD:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të depozitojë nesër kallëzim penal për shpifje ndaj gazetës “Mapo”.

Lulzim Basha dhe PD kanë denoncuar që ditën e parë aferën e inceneratorëve, kanë bërë kallëzim në SPAK dhe për këtë çështje është ngritur edhe një komision hetimor nga Partia Demokratike. Shpifjet e ulëta që vijnë nga persona që dje kanë mbështetur kandidatin e PS-së Orlando Rakipi, kanë për qëllim vetëm të dëmtojnë figurën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe t’i shërbejnë mafias së inceneratorëve. Asnjë shpifje, apo trillim i ulët, nuk do ta ndalë PD dhe Lulzim Bashën nga beteja për vetting-un në politikë, si rruga e vetme për ta pastruar politikën shqiptare nga llumi ku është zhytur në këto 30 vite.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.