Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Konfirmohen ish-kunatat e famshme, zbulohen 5 prezantuesit e “Festivalit të Këngës”

09:39 / November 15, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
festivali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Festivali i Këngës” po afron dhe javët e fundit në mediat është folur shumë rreth organizatorëve, pjesëmarrësve dhe prezantuesve. Fillimisht u tha se festivalin do ta organizojë Ardit Gjebrea, madje se ishin zgjedhur edhe prezantueset, të dyja shumë të dashura për publikun, Bora Zemani dhe Jonida Maliqi. Por producenti hodhi poshtë aludimet, duke mohuar atë që u tha në media. Mirëpo, duket se Arditi do jetë pjesë e festivalit, dhe jo si organizator por si prezantues.

“Kryefjala.com” ka zbuluar emrat e moderatorëve dhe krah Arditit janë edhe Bora me Jonidën, emrat e të cilave lakohen prej javësh. Kësaj treshe do i bashkohen edhe Kelvi Kadilli dhe Isli Islami. E njëjta media shkruan se nata e pare e festivalit do të prezantohet nga Jonida, Bora, Kelvi dhe Isli. Ndërkohë nata finale do të prezantohet nga Ardit Gjebrea.

Sakaq, pak ditë më parë faqja “Eurovision Kosovo”, ka publikuar një listë me emrat e këngëtarëve, që duket se do t’i shohim në Festivalin e Fundviti. Mes tyre ka emra të njohur të muzikës shqiptare, si Alban Ramosaj, Ronela Hajati, Endri dhe Stefi, Evi Reçi, Kastro Zizo, Gjergj Kaçinari, Rrezarta Smaja e shumë të tjerë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: PS nuk bën avokatin e askujt

22:59 / September 22, 2026

Nga Koçollari te Hyseni: 30 vite, 4 drejtues të SHIK/SHISH përballë drejtësisë

22:19 / September 22, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.