Pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha për të mbledhur Kuvendin Kombëtar në 18 dhjetor dhe jo në 11 dhjetor, siç kishte deklaruar më herët ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar edhe Jozefina Topalli.
Përmes një shënimi në facebook, Topalli shprehet se Basha bojkotoi anëtarësinë e demokratëve, siç bojkotoi më 30 qershor 2019 zgjedhjet lokale, por anëtarësia vendosi thirrjen e Kuvendit edhe pa të. Më tej ajo shton se Kuvendi sipas vullnetit të shumicës së delegateve do mblidhet me 11 dhjetor.
Po ashtu Topalli shton se kur thirret Kuvendi, Kryesia nuk ka më kompetenca as tagër dhe sipas saj çdo vendim i saj është nul.
