Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Andorës. Kombëtarja jonë kërkon ta mbyllë me kokën lart fushatën eliminatore për Katar 2022. Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka vendosur edhe për 11-tëshen titullare që zbret në fushë ndërsa italiani ka qenë i detyruar për të bërë disa ndryshime për shkak të lojtarëve të dëmtuar apo të pezulluar. Kështu, nga ndeshja e kaluar janë konfirmuar vetëm tre lojtarë dhe fjala është për Strakoshën, Hysajn dhe Uzunin.
Ndërkohë, nga minuta e parë një fanellë titullari i është besuar dy lojtarëve të Tiranës, Erjon Hoxhallari dhe Taulant Seferi, ndërkohë që në mbrojtje ka vend edhe për Dermakun e Mihaj.
Sakaq, në mesfushë Ramadani ka detyrat organizuese teksa përkrah tij aktivizohet edhe Qazim Laçi. Nga ana tjetër, rikthehet si titullar Odise Roshi dhe Çekiçi.
