Deputeti Taulant Balla ka replikuar me deputeten e PD, Grida Duma gjatë seancës së sotme në Kuvend.
“Kjo është Kushtetuta, kjo është rregullorja, ky është kodi i sjelljes, secila në hirearkinë që unë rendita. Ju mund të keni përçmimet tuaja për secilën prej tyre, por në këtë sallë kushdo që do ti shkelë do marrë ndëshkimin e duhur.
Ju nuk po respektoni të drejtën e fjalës së gjithsecilit, nuk e kuptoj zonja kryetare e Kuvendit, që një deputet të marrë fjalën dhe në atë moment të mos flasë askush, ky është parimi themelor i parlamentit.
Unë ju garantoj që, zonja ka një problem shumë të madh me veten që sa herë që flet fyen, është një keqardhje shumë e madhe, një zonjë vjen këtu dhe derdh helm që në orën 10 të mëngjesit, unë ua qaj shumë hallin, por asnjë nga këto nuk është statuti i PD, me atë nuk merremi ne, me këto tre libra harrojeni se ndonjë nga ju do ta shkelë.
Statutin e PD mund ta lexoni si të doni, qoftë si e do babai, qoftë si e doni ju. Vetëm kështu ata baballarët e sistemit politik që kemi zgjedhur, Kushtetuta tuan shtetin, rregullorja tuan Kuvendin, ke një problem shumë të madh, fjalën e merr kur ta jep Kryetari i Kuvendit”, tha Balla.
