Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita e Sali Rexhepit në 1996. Pse e pranoi mandatin duke thyer urdhrin e partisë dhe liberalizmi i tregut të bukës

19:02 / March 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita e Sali Rexhepit në 1996. Pse e pranoi mandatin duke thyer urdhrin e partisë dhe liberalizmi i tregut të bukës Vendimi i opozitës për të djegur mandatet është i paprecedent në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Vendimit të opozitës nuk i janë bindur katër deputetët në listat e PD-LSI të cilët vendosin të marrin mandatin e tyre në KQZ dhe të bëhen pjesë e parlament. Këta deputetë shpesh-herë janë cilësuar nga forcat e tyre politike si “opozita e Sali Rexhepit”. Por, kush ishte Sali Rexhepi dhe pse rivjen në debatin politik sot një deputet i cili qëndroi më pak se një vit në kuvendin e shqipërisë? Situata pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996 ishte e tensionuar. Parti Socialiste vendosi të mos njohë rezultatin e atyre zgjedhjeve. Deputeti i Librazhdit ishte i vetmi socialist që pranoi të merrte pjesë në punimet e Kuvendit asokohe. Ky vendim, solli përjashtimin e tij nga partia. Në 28 maj, opozita socialiste dhe aleatët e saj organizuan një miting të madh në sheshin Skëndërbej, ku policia e shtetit përdori forcën për shpërndarjen e mitingut duke dhunuar protestues dhe drejtues të opozitës socialiste. Disa deputetë të opozitës shpallën grevë urie me iniciativën e PAD e PSD, të cilës u bashkuan edhe deputetë të PS. Pak kohë më pas komuniteti ndërkombëtar shprehu kritika të forta për këto zgjedhje duke i cilësuar të manipuluara, megjithatë parlamenti u mblodh me nxitim në seancën e parë plenare, në 1 korrik të 1996, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve, raporton tirananeës.al Në seancën e parë munguan deputetët e opozitës, duke përjashtuar deputetin Sali Rexhepi. Bashkë me deputetët e mazhorancës ai bëri betimin si deputet, dhe vazhdoi të mbante këtë mandat përgjatë një viti, aq sa ishte edhe jetëgjatësia e këtij parlamenti. Sali Rexhepi foli për herë të parë në Kuvend kur debatohej programi i qeverisë demokratike. Rexhepi në fjalën e tij vlerësoi programin për shëndetësinë dhe shprehu kritika të forta në lidhje me programin sa i përket korrupsionit dhe zhvillimit të bujqësisë. Tirananews.al sjell për lexuesit e saj fjalën e plotë të deputetit Rexhepi, një prej mjekeve më të njohur në Librazhd dhe që aktualisht punon në Tiranë.

  • e3871108 e1a7 455b 8114 63fbe0eb8111
  • 2 3
  • 3 4
sali rexhepi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.