Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dritë e gjelbër për turizmin elitar, ja si do të duket porti i ri i Vlorës

13:45 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
porti vlore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vlora do të jetë stacion i guidave turistike nga më interesantet në Europë, duke ftuar pushues që udhëtojnë me jahte dhe mjete të ngjashme. Marina Vlorë do të jetë e denjë për transportin detar të niveleve superiore. Lajmi u konfirmua ditën e djeshme, në kuadër të buxhetit që paraqiti qeveria për vitin 2022.

porti1

Më herët gjatë këtij viti qeveria ka bërë të ditur planin madhor për modernizimin e bregdetit të Vlorës, duke zhvendosur nga zona e banuar portin e sotëm industrial dhe zëvendësimin e tij me një port të ri dedikuar turizmit. Porti i ri turistik do të jetë investim i një “joint venture” të përbërë nga kompanitë “Marina di Valona” sh.p.k., “Brunes” sh.p.k., “Ndregjoni” sh.p.k. dhe “Marina Projects”. Vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 2,8 miliardë lekë, e kryer brenda 3-4 viteve, kurse të ardhurat që do t’i sjellë ekonomisë së qytetit kur të fillojë funksionimi, do të jetë rreth 4,3 milionë euro në vit.

porti2

Në situatën aktuale Vlora dhe gjithë vendi ynë janë të vetmit në rajon pa infrastrukturën e duhur detare për të pritur turizëm vërtet elitar, në një kohë që porti i ri turistik do të ketë kapacitet për rreth 500 mjete lundruese të tipit jahte, megajahte apo anije turistike. Për më tepër, Marina Vlorë do të ofrojë edhe shërbimet mbështetëse për këtë lloj flote, p.sh. furnizimin me karburant, energji dhe ujë, duke e çuar vlerën totale për komunitetin në 20 milionë euro ne vit.

porti3

Marina Vlorë pritet të fillojë shumë shpejt punimet dhe të kthehet në një qendër aktive për të gjithë zonën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këshilli i Tiranës jep pëlqimin për “Territorialen”, Zeneli: Relacioni s’është vendimmarrës. Zhulali: Kjo s’është lojë me harta…

19:26 / September 29, 2026

Në Union pa votë politike/ Propozimi për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Hiqet veto bllokuese

13:24 / September 29, 2026

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.