Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

U tha se janë ndarë sërish, flet Grazia, partnerja e Stines dhe tregon çfarë nuk i pëlqen: Ai është nevrik..

15:34 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
s6tine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Stine dhe Grazia kanë qenë shpesh të komentuar në mediat rozë, kjo edhe për shkak se janë përfolur më shumë se një herë për ndarje mes tyre.

Por a janë sot bashkë? Graciela, që njihet nga të gjithë si Grazia, ka qenë e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, me moderatorin Alban Musën, ku krahas të tjerave ka sqaruar edhe raportin me kënëgëtarin.

Grazia tha se ishin bashkë, ndonëse si të gjithë çiftet, edhe ata kanë patur problemet e tyre.

 “Sot që po flasim jemi mirë, por që dihet që edhe po mos të jemi bashkë me njëri-tjetrin është puna që na lidh dhe goca”, tha ajo, referuar Estias, vajzës së tyre.

Grazia ka treguar historinë e njohjes së tyre, 13 vite më parë.

“Ne kemi 13 vite që njihemi dhe unë jam një njeri që nuk heq dorë kollaj. Aq më tepër kur kam luftuar për dashurinë. Ne jemi njohur në Top Fest 6, ka qenë dalja ime e parë në skenë. Isha 17 vjeçe në Liceu Artistik, Nesti më pa të vogël dhe më tha dikush po të thërret një djalë. Unë isha e vogël me mamin dhe babin, dhe filloj me komplimentat. Shkëmbyem numrat, ai më mori në telefon, po unë nuk e kisha dëgjuar deri sa një ditë në tetor u takuam në rrugë”, tregoi ajo, e më pas zbuloi edhe se çfarë i pëlqente dhe çfarë jo tek partneri.

Grazia ka zbuluar se te Stine nuk i pëlqen se ai është nevrik, ndërsa e do shumë shpirtin e tij të bukur.

“Nuk më pëlqen kur është nevrik dhe sidomos kur e prek te gjumi, nuk i vë faj se ka gjithë atë lodhje mendore. Më pëlqen shpirti sedra, prandaj nuk e lë dot”, tha ajo.

Grazia tregoi se edhe këngën e saj më të re, “S’jena mo”, ia ka dedikuar Stines dhe në momentin që e ka shkruar kanë pasur disa debate mes tyre. Grazia tha se kur Stine e dëgjoi e kuptoi se ishte për atë dhe e pëlqeu shumë.

 “Këtë këngë e kam bërë për Nestin. Në atë kohë unë nuk kam shkuar mirë me Nestin, kemi pas ato “gërr-vërr-et” si çdo çift dhe shkoj menjëherë në studio. Kur shkova dhe ja tregova, ai e pëlqeu shumë dhe e kuptoi që lidhej me ne”, u shpreh ajo.

Grazia Stine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.