Anëtarja themelusese e PS, Arta Dade ka shigjetuar sot Kryeministrin Rama. Duke iu përgjigjur pyetjes së Mirela Milorit nëse komjnikon me Ramën, Dade nuk iu shmang ironisë: “Më puthi nga një ekran dhe më tha se më ka xhan. Unë po i përgjigjem më dëgjo pak më shumë se po të na kishe dëgjuar nga pak të gjithëve, nuk do të ndodhnin këto që po ndodhin sot”. Arta Dade kishte kërkuar pak ditë më parë një qeveri të socialistëve pa kryeministër Ramën, ndërsa sot ironizoi me kundërvënien që i bëhet protestave të opozitës dhe atyre që organizuan studentët: “Mos harojmë se të dyja janë kundër Ramës” tha Dade për ABC.
Ish-deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade tha se kryeministri Rama ndryshoi pas vitit 2009.
Më tej Dade shton se është e tepërt kur thonë se Rama ka 90% mbështetje, pasi as diktatori Enver Hoxha nuk ka pasur kaq shumë mbështetje.
Në ekranin e studios u shfaq një foto e saj me kryeministrin Edi Rama për të cilën Dade sqaroi se ishin në zgjedhjet e Kongresit të Gruas në PS, ku u zgjodh Olta Xhaçka pa zgjedhje por me dëshirë të Ramës.
Më tej ajo zbuloi arsyet pse u largua nga Partia Socialiste. “Me zotin Rama kam shumë fotografi. Këtu jemi në kongresin e Gruas së PS-së. Në këtë kongres Rama loboi fuqishëm që ne të zgjidhnim Olta Xhaçkën. Xhaçka u vendos por nuk u votua se votime nuk pati dhe ne e vetëm e duartrokitëm. Nuk e kam besuar asnjëherë plotësisht Edi Ramën. Nga PS-ja u largova për shkak të projektit që unë kisha për piramidën”,-u shpreh Dade.
