Tomas Strakosha mund të rikthehet titullar edhe në Serie A. Portieri shqiptar mund të zbresë nga minuta e parë në ndeshjen e së shtunës ndaj Juventusit në “Olimpico”.
Mjekët e klubit po luftojnë me kohën për të rimëkëmbur Pepe Reinën që ka një problem në muskulin e parakrahut. Nëse portieri nuk ia del, në portë do të luajë Thomas Strakosha, i cili është paraqitur në klub pas dy ndeshjeve titullar me Kombëtaren shqiptare.
Pavarësisht pesë golave të anglezëve, portieri nuk mban pesha specifike faji, ndërkohë që ndaj Andorrës nuk u ndëshkua, madje bëri dy pritje të jashtëzakonshme. Për herë të fundit si titullar në portë në Serie A, Thomas Strakosha është aktivizuar në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar ndaj Sassuolos.
Lazio është me sytë nga infermieria, pasi edhe Immobile, Adekanie, Marusiç, Laxari dhe Pedro janë të dëmtuar. Në këto kushte trajneri Sarri po përballet me një buletin lufte, ndërkohë që ka vetëm dy ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Juventusin. Në sulm pritet të luajë Vedat Muriqi.
