Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Mandati të mos jetë i kufizuar”, Manja: Kërkesa e prokurorëve të SPAK legjitime, të gatshëm për bisedime

13:34 / November 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manja 2 770x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja e konsideron legjitime kërkesën e prokurorëve të Prokurorisë së Posacme (SPAK ) drejtuar kuvendit për të mos patur kufizim të mandatit të tyre.

Ndonëse u shpreh i hapur për bisedime, Manja tha se kjo është një cështje që mund të presë, dhe se do të kërkojë ndryshime në Kushtetutë në rast miratimi të kërkesës së tyre.

‘Po, kanë kërkuar mos ketë kufizim të mandatit të tyre prej 9 vitesh. Jemi në diskutime të karakterit teknik. Në dijeninë time, ky përcaktim është i përcaktuar në kushtetutë. NËse do ulemi të bisedojmë, do kërkohen ndryshime. Jemi të hapur për diskutime, kërkesa e tyre në vlerësimin tim është legjitime, është një cështje që pret, jemi të hapur për ta diskutuar.” u shpreh Manja.

Dy ditë më parë, struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar një letër Kuvendit, komisionit të Ligjeve duke kërkuar ndryshime ligjore për mandatin e prokurorëve. Në letrën e SPAk thuhet se në përfundim të mandatit është e vështirë të gjendet një grup tjetër prej 20 prokurorësh dhe sipas tyre 9 vite janë pak, ndërsa të gjithë prokurorët e tjerë nuk e kanë mandatin e kufizuar.

“Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke u konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme në drejtim të plotësimit të saj me kapacitetet njerëzore dhe teknike të nevojshme. Rezultatet e saj janë në rritje të vazhdueshme, gjë që konfirmohet nga të dhënat statistikore të vitit 2020, por sidomos të vitit 2021 (janar-shtator 2021).

Konstatohet rritje e numrit të rasteve të procedimeve penale të regjistruara, rritje e numrit të rasteve të procedimeve penale të dërguar për gjykim, rritje e numrit të rasteve të dënimeve dhe konfiskimeve me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Nga vlerësimi që kemi konstatuar gjatë periudhës dy vjeçare nga momenti i krijimit të Prokurorisë së Posaçme, mendojmë se është e domosdoshme që të bëhen disa ndryshime ligjore në funksion të rritjes së efektivitetit të punës së SPAK”- shkruhet në shkresën drejtuar Kuvendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Serbia e humbi Kosovën!”, Rama: Kosova është shtet më vete, Ibri është sistem ujor ndërkufitar

09:41 / August 11, 2026

Fluks rekord në trafikun ajror, Karakaçi inspektim në Albcontrol: Masa të shtuara për sezonin veror

13:15 / August 10, 2026

Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri

19:00 / August 7, 2026

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.