Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Grida Duma u divorcua nga burri…”, Dudushi ‘sherr’ me Kokalarin: E turpshme! Kush je ti që cakton moralin?!

00:18 / November 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dudushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Alban Dudushi dhe aktivistja Evi Kokalarin, debatuan ashpër me njëri-tjerin.

I gjithë debati nisi kur Dudushi i kujtoi sulmin që Kokalari i bëri Grida Dumës ku i përmendi dhe familjen,

Pjesë nga debati

Alban Dudushi: E ka tejkaluar, e ka shkelur këtë vijë që ekziston mes zonjave dhe grave. Mua s’më duket e bukur. Ne këtu mezi po mundohemi të vendosim një rregulli në politikë që të merremi me kundërshtarin për atë që paraqet. Kjo përzierja, ky pisllëku jo po kanë ndarë familje… Kjo është e rëndë nga një grua për një grua. Trump ka skandale të jashtëzakonshme seksuale. Ka një skandal me një aktore porne që është bërë publike…

Evi Kokalari: Që humbi gjyqin.

Alban Dudushi: Ka skandal në regjistrimin me gazetarin për gjuhën mizogjene që përdor aty. Vulgaritetin e një burri që i sheh femrat si objekte.

Evi Kokalari: Mos bërtit më tepër, se bërtas unë më shumë. Stop.

Alban Dudushi: Stop mos më thuaj. Kemi patur një raport të mirë bashkë, jo me këtë stop. Bëjmë debat nëse do që të bëjmë debat.

Evi Kokalari: Nuk i kam sulme personale ndaj Grida Dumës, por po ia bëj një politikani, ku jeta e saj është publike, s’është më private. Mos më ndërprit. Të lutem stop.

Alban Dudushi: Nuk të dëgjoj fare po më the stop.

Evi Kokalari: Më akuzon se unë jam femër dhe nuk duhet t’i bëj këto komente. E dyta, të të vijë turp që më thua që unë si grua të mos flas për imoralitetin e një gruaja tjetër sepse është femër, është grua, është vajzë. Ky është një gabim.

Alban Dudushi: Kush je ti që e cakton moralin?

Evi Kokalari: Unë nuk besoj te ‘gender’, unë besoj te liria e individit. Nuk besoj te je femër apo je meshkull. Është imorale, është turp.

Alban Dudushi: Ka 30 vjet që bëhet kjo. Në Shqipëri u janë futur njerëzit në krevbat, poshtë krevatit dhe këto janë të turpshme. Nuk duhet të ndodhin. Ti vjen nga maja e Amerikës dhe bën këtë gjë, turp. Nuk duhet të ndodhin këto gjëra.

Evi Kokalari: Unë jam sulmuar për dy muaj me radhë nga njerëzit e Lulzim Bashës. Ku ishte Alban Dudushi dhe të tjerët që t’i thonin Lulzim Bashës turp t’ju vijë që sulmoni me gënjeshtra?

Alban Dudushi: Unë të kam ftuar në studio dhe të kam dhënë hapësirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Samiti Europian në Dublin/ Merr pjesë dhe Kryeministri Rama mes liderëve të tjerë të Europës

12:55 / November 12, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.