Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Opozita e re me 10 deputetë/ Kush janë 6 të tjerë që marrin mandatin në KQZ

10:23 / March 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KQZ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të hënën do të marrin zyrtarisht mandatin e deputetit gjashtë kandidatë të tjerë të listave vijuese të PD dhe LSI që kanë pranuar këtë mandat. Tre prej tyre janë nga LSI dhe tre nga lista e PD-së, duke e çuar në 10 numrin e deputetëve të rinj të opozitës.

Kështu, pas Ylli Shehut, Enver Roshit, Edmondr Rrushajt dhe Aurora Marës, shtohen edhe emrat e Lefter Maliqit, Ligoraq Karamelos, Majlinda Halilit, Edlira Hysenit, Ediola Brahës dhe Elda Hotit.

Pas djegies së mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së në Kuvend po formohet një opozitë e re, pasi një pjesë e emrave nga listat e këtyre partive kanë dalë kundër vendimeve të grupeve duke pranuar mandatin.

Kandidatët që do të marrin mandatin;
Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja
Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja
Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja
Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja
Ediola Braha-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja
Elda Hoti-qarku Gjirtokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja

Ndërkohë që në mbledhjen e ditës së hënë do të regjistrohen edhe katër parti të reja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mes partive që kanë dorëzuar dokumentacionin për t’u regjistruar në zgjedhje është edhe Partia Kombëtare Konservatore Albania e drejtuar nga Kujtim Gjuzi, i cili gjithashtu ka deklaruar se do të pranojë mandatin e deputetit nga listat e PD-së.

Partitë e tjera që do të regjistrohen janë; Partia Uniteti Kombetar, Partia Socialiste e Moderuar, Partia Emigracioni Shqiptar.

deputete KQZ mandatin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.