Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Presidenti i Salvadorit planifikon ndërtimin e “Bitcoin City” të financuar nga bonot e monedhave virtuale

14:48 / November 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bitcoin city 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Nayib Bukele tha se El Salvador planifikon të ndërtojë “Qytetin e Bitcoin” të parin në botë, të mundësuar nga bonot e kriptomonedhave dhe vullkani Conchagua.

“Bitcoin City “do të përfshijë gjithçka,  zona të banuara, zona tregtare, shërbime, muze, argëtim, aeroport, port, hekurudhë”,  – tha Bukele në Konferencën e Bitcoin dhe Blockchain të Amerikës Latine.

Salvadori, i cili ka përdorur dollarin amerikan për dy dekada, ishte vendi i parë në botë që legalizoi Bitcoin si mjet ligjor këmbimi.

Bukele tha se vullkani Conchagua do të “fuqizojë”  të gjithë qytetin dhe gjithashtu do të “fuqizojë” minierat.

“Minimi” i Bitcoin është procesi me të cilin krijohet bitcoin i ri duke përdorur kompjuterë që zgjidhin probleme komplekse matematikore , një proces që kërkon sasi të mëdha energjie.

Në Salvador, një pjesë e asaj energjie vjen nga një fabrikë gjeotermale që furnizohet nga vullkani Tecapa.

Bukele tha se qyteti fillimisht do të furnizohej me energji nga uzina Tecapa përpara se qeveria e tij të ndërtonte një impiant të ri gjeotermik të furnizuar nga Conchagua.

“Emetime zero CO2. Ky është një qytet plotësisht ekologjik,” – i tha Bukele të pranishmëve.

Për të financuar projektin, Salvador do të emetojë 1 miliard dollarë “obligacione bitcoin” në vitin 2022, sipas Samson Mow, shefi i strategjisë së Blockstream, një ofrues i teknologjisë blockchain.

Gjatë konferencës në skenë me Bukele, Mow tha se gjysma e “obligacioneve vullkanike” do të investohej në bitcoin dhe gjysma tjetër në infrastrukturë.

“El Salvador do të jetë qendra financiare e botës,” tha Mow.

Bukele tha se Bitcoin City do të ngarkojë vetëm tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH).

“Ne do të kemi zero tatim mbi të ardhurat. Zero për qind përgjithmonë. Zero taksë mbi fitimet kapitale… zero taksë në pronë, zero taksë mbi pagat,”-  tha presidenti Bukele duke mos përmendur afatin kohor për ndërtimin e qytetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cilat vende kanë shoferët më agresivë? Italia kryeson listën

18:42 / August 10, 2026

Policia e Kosovës gradualisht do të marrë përsipër sigurinë e Manastirit të Deçanit

18:21 / August 10, 2026

Trump: Preferohet presioni ekonomik ndaj Iranit

16:03 / August 10, 2026

Eklipsi total diellor i 12 gushtit/ Spektakël i rrallë në qiell, ja zonat e Evropës ku do të shihet

10:21 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.