Gjykata le ne burg dy te dyshuarit për shfrytëzimin seksual te një 13-vjecareje. Nën masa të rrepta sigurie dhe pa njoftuar paraprakisht familjarët, është marrë në Gjykatën e Sarandës masa për Petraq Rakon, oficer policie, 63 vjeç banues në Murs të Konispolit dhe Stefan Koloi, 62 vjeç banues në Xarrë. Për te dy është vendosur “Arrest ne burg” deri ne përfundim te hetimeve. Ata akuzohet per “shfrytëzim prostitucioni”, “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale ne te mitur”, “prostitucion” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.
Hetimet vijojnë intensivisht pasi ka dyshime edhe për te tjerë persona qe mund te kenë abuzuar me 13-vjecaren. Ndërkohe qe do kryhen edhe disa ekspertime mjekësore e shkencore për te plotësuar elemente te hetimeve qe kryhen per ketë çështje. Edhe pse dy te dyshuarit janë kapur ne flagrance, siç u shpreh policia por edhe organi akuzës, autorët e dyshuar kane mbajtur qëndrim mohues.
Ndërkohë familjare te vajzës jane shprehur me pare se kishin informacion qe te miturën e merrnin çdo ditë ne orën 16:00 dhe sillnin ne 22:00. Sipas tyre, kishin dijeni se vajzën e çonin ne Xarre dhe aty punonte pastruese. Nga ana tjetër, punonjës te shërbimit social dhe policisë kane mbajtur me pare një raport ku shkruhej se vajza vishej me rroba luksoze, mbante Iphone 12, kryente make up dhe kishte marre banese me qira ne Sarande.
