Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu fajëson qeverinë sa i përket raportimit të shifrave të rasteve të reja pozitive me COVID dhe viktimave.
Sipas Shehut, numri i infektimeve nga Covid është shumë më i lartë se shifrat zyrtare të publikuar.
Duke iu referuar të dhënave nga INSTAT, Shehu shkruan se në periudhën janar-shtator 2021, janë deklaruar 18 për qind më shumë viktima krahasuar me në të njëjtën periudhë të vitit 2020.
“Per me teper ne Shqiperi ne shumice jane perdorur vaksina me efekte te dyshimta, te pa certifikuara. Vertet numri i vdekjeve Covid mund te fshihet perkohesisht, por jo perfundimisht, sepse do te dalin te dhenat e ‘vdekjeve plus’, siç po ndodh”, thekson Shehu.
