Ky është efektivi i FNSH-së i cili ka marrë plagë në kokë gjatë protestës së sotme të opozitës në Fier.
Policia bën të ditur se janë grumbulluar rreth 150 protesutes me pankarta e zhurmues. Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.
Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.

