Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi tronditës i nënës, tregon pengun e saj më të madh: Si ma vranë djalin 18-vjeç në burgjet greke

09:57 / November 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 619f4ab058a55
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtëpia që jeni duke parë në këto momente do të na kthejë 20 vjet pas. Kjo është nënë Olimbia që endet mes dhimbjes së humbjes së djalit. Çdo ditë zgjohet me shpresën se do të mësojë të vërtetën. Pse e vranë djalin e saj 18 vjeçar në një burg të të miturve në Greqi.

Edmond Gjoni në atë kohë vetëm 18 vjeç emigron pa dokumenta në shtetin fqinj. Ai kërkonte të siguronte disa para për të ndërtuar një shtëpi për vetë dhe prindërit. Por ëndrra e tij do të ndërpritej në mes nga një plumb që përshkoi qafën e tij.

Nëna e tij kujton natën e fundit që i biri fjeti në shtëpi. Mes dhimbjes ajo tregon krevatin se ku u shtri para se të merret rrugën e mërgimit.

“Natën e fundit fjeti te ky krevati këtu, u ngrit herët në mëngjes dhe iku. Pas disa ditësh na morën në telefon që mbërriti. Kishte filluar punë atje, punonte me disa elektricistë, janë shokë të mirë thoshte. Na merrte gjithmonë, na telefononte. Nga fundi shkurtit, fillimi marsit kemi shkuar një herë te posta dhe nuk na ka dalë”, u shpreh Olimbi Gjoni, nëna e Edmond Gjonit

Vetëm pak ditë më vonë Olimbia do të mësonte se i biri ishte në burg.

“Më tha që jam brenda, ju kam dërguar një letër që ta dini se si është puna. Thuaji dhe babit se do vijë nga gushti ose shtatori” u shpreh Olimbi Gjoni, nëna e Edmond Gjonit

Në fakt nënë Olimbia se mori kurrë letrën që i dërgoi i biri. Edhe jashtë kamerës ajo pyet me dëshpërim se nëse ekziston ndonjë mundësi që të gjejë atë letër që i ka dërguar djali./Top story

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

14:36 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.