Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryemadhi: Marrëdhëniet me Bashën ndryshuan pas 5 Qershorit

21:30 / November 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryemadhi 1 1 770x436 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në ‘Real Story’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur pas shumë kohësh për marrëdhëniet mes partisë që ajo drejton dhe Partisë Demokratike.

Ajo tha se LSI ka bërë çdo gjë për të unifikuar opozitën që të dalë e bashkuar në zgjedhje, duke parë dhe presionin e fortë nga opinioni publik për një opozitë të bashkuar përballë qeverisë së Edi Ramës.

Për këtë ajo mori si shembull mënyrën si LSI hyri në zgjedhjet e vitit 2017, me një kandidat për kryeministër ndërkohë që në 25 prill LSI tha ajo pranoi një kandidat të vetëm për kryeministër që ishte Lulzim Basha.

Kryemadhi iu rikthye dhe vitit 2019, vit në të cilin opozita dogji mandatet dhe bojkoi zgjedhjet lokale, veprime të cilat sipas kryetares së LSI erdhën pas premtimit të Lulzim Bashës se kishte një plan gjerman që do ta kalonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Në vitin 2017, LSI kërkonte votë për qeverisjë të drejtëpërdrejtë me kandidatin e saj të drejtëpërdrejtë i cili ishte zoti Petrit Vasili ndërsa në 2021, mund të themi se mund të jetë gabim, por ne për të unifikuar opozitën duke pasur parasysh se edhe vetë opinioni kërkontë një unifikim të opozitës përballë, ishte një unifikim për një opozitë të bashkuar që ne të dilnim me një kandidat të përbashkët.

Pas marrëveshjes së 5 qershorit marrëdhëniet tona ishin shumë më ndryshe, besoj e mbani mend ‘Luli Basha, topi është në fushën tuaj’ ku fillon qëndrimi ynë për të ecur përpara më një marrëveshje dhe për çuar në një proces zgjedhor të gjithë shqiptarët pavarësisht kushteve që vendoseshin nga mazhoranca. Në momentin që ishim larguar nga parlamenti, kishim bojkotuar zgjedhjet, ishim larguar nga çdo institucion ajo që mendonim dhe që ishte shumë e rëndësishme ishte periudha e firmosjes dhe përgatitja e opozitës për të hyrë në zgjedhje.

Që të jemi të sinqertë, mungesa e besimit pavarësisht se ne i qëndruam një marrëveshjeje të nënshkruar në prill të 2019 ka qenë unifikimi i opozitës. Menjëherë dhe pas bojkotit të zgjedhjeve lokale ne prisnim planin gjerman i cili do të angazhonte kancelaren Merkel për të çuar Shqipërinë drejt zgjedhjeve. Kjo ishte publike përballë të gjithë tryezës së frontit opozitar, sepse nuk i dogji vetëm LSI mandatet, i dogji dhe zoti Mediu, zoti Dule, zoti Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi. Plani gjerman u quajt si plani ‘Marshall’ i cili do të rikthente në proces zgjedhor duke krijuar mundësi për hapjen e negociatave”– u shpreh ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.