Në programin e përditshëm “Talk Love Story” këtë të enjte jemi njohur me historinë e jetës të një prej konkurrenteve.
Në klipin e prezantimit, Klaudia ka treguar një pjesë të së shkuarës, ku është ndalur te fakti që para disa vitesh është martuar me mblesëri, teksa ka shtuar se është ndarë me mirëkuptim me ish-bashkëshortin e saj.
“Rikthim në Vlorë, në qytetin tim të lindjes, kam ardhur vetëm për “Love Story”. Ky vend ka dy dashuritë e mia, detin dhe kuzhinën. Shpresoj qe gjetja e dashurisë të jetë një prej djemve të “Love Story-t”. Jetoj prej 16-vitesh në Firence, por nuk ndihem e plotë, do të doja të kisha një familjen time tani. Unë kam një shembull mjaft të mirë që janë prindërit e mi.
Jemi 3 motra dhe na kanë rritur me sakrifica dhe dashuri, na kanë mbështetur për çdo gjë. Si për shembull, fakti i martesës, unë jam martuar me mblesëri para shumë vitesh dhe jam ndarë me mirëkuptim me ish-bashkëshortin tim dhe sot jam dikush falë prindërve të mi. Ata më kanë mbështetur për çdo gjë sepse mentaliteti në Shqipëri është shumë i prapambetur.
Unë nuk dua një burrë prej të cilit të varem, dua dikë që të më mbështesë dhe të më respektojë. Dua një familje ashtu siç e kanë krijuar prindërit e mi, me shumë sakrifica. Jam shumë tradicionale dhe do të doja shumë të shikoja veten me fustan të bardhë dhe sidomos të shikoja babain tim gjysh”, ka rrëfyer ajo.