Prej kohësh tashmë, nëpër media qarkullojnë lajme të shumta për moderatoren Arbana Osmani.
Fillimisht u aludua se Osmani ishte ndarë nga bashkëshorti, dhe se shkak për këtë ishte bërë fillimi i një romace të re me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.
Ndërsa tashmë flitet se moderatorja do të largohet edhe nga televizioni Top Channel.

Pas një heshtje të gjatë, Arbana Osmani duket se vendosi të përgjigjej më në fund.
Në një postim në Instagram Arbana ka hedhur poshtë këto zëra, teksa shkruan: Shihemi sonte në orën 21:00 me të tjera histori të jashtëzakonshme në Top Channel. Faleminderit të gjitha portaleve për shfreinimin e fantazisë në lajme nga më të pabesueshmet, por që gjithsesi shumë argëtuese. Një përqafim për të gjithë.
