Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Muzhaqi me studentët e Elbasanit: Orientim më të mirë për tregun e punës

19:49 / November 26, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bora muzhaqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilloi sot një takim me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Gjatë takimit me studentët ministrja tha se të rinjtë diskutuan mbi problematikën e tarifave të larta, dhe nevojën për bursa më të larta, si dhe stazh të paguar.

Po ashtu, u diskutua për nevojën për një orientim më të mirë të tregut të punës me arsimin, si dhe nevojën për më shumë mundësi argëtimi dhe hapësira për të rinjtë, për t’i larguar ata nga veset e dëmshme, si dhe për të zhvilluar talentet e tyre.

“Studentët kërkuan më shumë mundësi punësimi për të rinjtë pa eksperiencë pune dhe së bashku diskutuam për mundësitë për praktika të ndryshme pune. U ngritën çështje me shumë rëndësi, siç është kujdesi për shëndetin mendor të të rinjve, si dhe mundësinë për qendra të ndryshme me akses te psikologu për raste të të rinjve me depresion, apo të rinjtë që bullizohen”, tha Muzhaqi.

Ministrja tha se u diskutua edhe lidhur me nevojën për të përfshirë gjuhën shqipe si lëndë në universitet, për të pasur një brez që flet dhe shkruan saktë gjuhën, apo edhe nevojën për redaktorë në institucionet publike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

09:08 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.