Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Si të thani dhe të ruani lëkurat e shegëve në shtëpi

23:58 / November 26, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shega1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shega është padyshim një nga frutat më të dashura të vjeshtës, me ëmbëlsi fantastike e me vlera fantastike ushqyese gjithashtu.

Por nëse kokrrat e vogla të kuqe të saj na kënaqin nepsin dhe oreksin me ëmbëlsinë unike ashtu si dhe mbrojnë organizmin falë vlerave ushqyese, vlera edhe më të mëdha shëndetësore gjenden në lëkurën e tyre.

Në këtë artikull,  do të mësoni se si t’i thani dhe t’i ruani lëkurat e shegëve në shtëpi, në mënyrë që të përfitoni maksimalisht nga vlerat e tyre.

Si t’i thani

Dy janë mënyrat se si mund të thani lëkurat e shegëve.

Së pari, pasi i keni ndarë me kujdes nga kokrrat të gjitha lëkurat e mbledhura mund t’i vendosni në një dërrasë apo edhe tepsi dhe t’i lini të thahen në diell për disa ditë me rradhë derisa lëkurat të marrin ngjyrë kafe pak në të kuqërremtë. Natyrisht kur moti është i ngrohtë dhe me diell, kjo metodë është perfekte.

Mund t’i lini të thahen edhe në hije mjafton që të mos ketë lagështirë.

Këshillohet që të bëni kujdes dhe gjatë natës lëkurat me mjeti në të cilin i keni vendosur të mos i lini në ambjente të jashtme por t’i fusni brenda në shtëpi dhe t’i nxirrni sërish ditën tjetër.

Një tjetër mënyrë, e cila është më e shpejtë është ajo e tharjes në furrën e sobës me temperaturë 70-80 gradë.

Lëkurat e shegës lihen në furrë për disa orë derisa të thahen plotësisht.

Si t’i ruani

Pasi t’i keni tharë, lëkurat e shegës, mund të thërrmoni në copëza të vogla dhe t’i vendosni në një çantë prej nape dhe t’i lini në një vend të freskët.

Por gjithashtu ato mund t’i ruani edhe në kavanozë të mëdhenj qelqi varet nga sasia e lëkruave që do thani. Kavanozët mbyllini mirë dhe ruajini në një vend të freskët.

Vlerat më të Mira të lëkurës së shegës

Sëmundjet e zemrës

Lëkura e shegës është e mbushur me antioksidantë.

Këto të fundit janë shumë efikasë në eliminimin e oksidimit që vjen si pasojë e kolesterolit të keq.

Nëse oksidimi është në nivele të larta, atëherë i gjithë sistemi kardiovaskular do të vuajë prej tij.

Ky sistem i plogësht do t’ju bëjë më të prekshëm nga sëmundjet e zemrës.

Vitamina C

Vitamina C është një pjesë integrale e nevojave tona ditore.

Vitamina ka një sërë vlerash shëndetsore.

Ajo përmirëson sistemin imunitar, sistemin kardiovaskular, parandalon komplikacionet në lindje, largon rrudhat dhe mbron sytë.

Lëkura e shegës përmban mjaftueshëm vitaminë C, sa mund të shmangni nevojën e blerjes së alternativave farmaceutike të kësaj vitamine.

Efekt pastrues

Antioksidantët që  i përmendëm më lart janë të mirë jo vetëm për zemrën por edhe për pastrimin e të gjithë organizmit nga toksinat e akumuluara.

Nëse keni nevojë për një pastrim të brendshëm, çaji i lëkurës së shegës është alternative perfekte kundër toksinave.

Sistemi tretës

Pika më e fortë e këtij çaji është se mund të shkatërrojë qelizat patogjenike që shkaktojnë kaos në të gjithë sistemin tretës.

Ky çaj është një kurë ideale ndaj shumë sëmundjeve që prekin këtë sistem siç është diarea, salmonela, ulçera apo koliti.

Receta e çajit të lëkurës së shegës

Përbërësit:

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten 10-12 gramë me lëkurë të thatë shege dhe 200 mililitra ujë.

Udhëzimet

Vendosini copat e lëkurës së shegës në një gotë qelqi, pasi t’i keni larë mirë.

Në një çajnik zieni ujin dhe pasi të ketë zier hidheni në gotën e mbushur me lëkurën e shegës.

Mbulojeni gotën me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 25 minuta.

Mos e kulloni çajin dhe pijeni direkt nga gota.

Nëse dëshironi mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar.

Lekurat sheget thani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.