Kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen publikoi letrën e një vajze 15-vjeçare nga Kurbini, e cila e falenderon për rindërtimin e shkollës së saj, e cila u shemb dy vite më parë nga tërmeti.
15-vjeçarja nga Kurbini i ka dërguar letër Presidentes së KE duke e falënderuar atë shkollën e rindërtuar “Cub Çapani” në Kurbin me fondet e BE.
Shkolla ishte shkatërruar nga tërmeti dhe u rindërtua nga fondet e BE, ndërsa Erjona, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të bukur dhe emocionale jo vetëm për të shprehur falënderimet e saj, por edhe për të treguar ato që përjetoi gjatë tërmetit të dy viteve më parë.
Në postimin në Intagram, Von der Leyen shkruan: Erjola është një vajzë 15-vjeçare që jeton në Kurbin të Shqipërisë Veri-Perëndimore, rreth. 35 kilometra nga kryeqyteti Tirana dhe pak kilometra nga deti Adriatik”.
Zyrtarja e lartë e BE-së shkruan në llogarinë e saj në “Instagram” se “letra e Erjolës (vajza që i ka dërguar letër mirënjohjeje) e ka prekur shumë, pasi nuk është thjesht një shprehje personale e përvojës, por është dhe një kujtim i fuqishëm i të mirave që mund të arrijnë qytetarët europianë kur punojnë së bashku”.
Von der Leyen theksoi kontributin e madh që Bashkimi Europian jep për vendet e Ballkanit në rindërtimin e infrastrukturës dhe në veçanti për Shqipërinë, e cila pësoi dëme të mëdha njerëzore dhe materiale nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit 2019.

