Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha homazhe tek Monumenti i “Nënës Shqipëri”: Dita më e bukur e Kombit tonë! Përulemi për heronjtë dhe dëshmorët

12:06 / November 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetë dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike ka zhvilluar paraditen e sotme homazhe për Ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit në monumentin “Nënë Shqipëri”. Basha ka uruar Ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Ai shprehet në mesazhin e tij se sot kremtojnë ditën më të bukur të kombit tonë dhe se përulemi me mirënjohje për heronjtë dhe dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për çlirimin nga pushtuesit.

“Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi.

Ne përulemi me mirënjohje të thellë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit tonë, luftëtarët e Pavarësisë dhe të rënët për çlirimin nga pushtuesit, tek bijtë dhe bijat e Kosovës e mbarë kombit që luftuan për lirinë e Kosovës dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në trojet e tyre stërgjyshërore. Sakrifica e tyre sublime, na frymëzon për plotësimin e aspiratës europiane të shqiptarëve për bashkim, liri dhe demokraci. Gëzuar 28 Nëntorin! Zoti e bekoftë Flamurin tonë kombëtar, Shqipërinë dhe kombin shqiptar!”, shprehet Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Kreu i SHISH në arrest shtëpie, debate në Komisionin e Ligjeve! PD: Ka rënë shteti, siguria kombëtare është cenuar

11:13 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.