Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Konsiderohej si favorit, aktori heq dorë papritur nga gara për guvernator

11:08 / November 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aktori 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Matthew Mcconaughey ka njoftuar se nuk do të kandidojë për guvernator të Teksasit, duke këmbëngulur që koha dhe energjia e tij të shpenzohen më mirë diku tjetër dhe duke i dhënë fund muajve të spekulimeve.

Aktori 52-vjeçar fitues i çmimit “Oscar” postoi një video në duke thënë se ishte i nderuar që po konsiderohej.

“Si një fëmijë i thjeshtë i lindur në qytetin Uvalde, Teksas, nuk më kishte shkuar kurrë në mendje që një ditë do të konsiderohesha për lidership politik. Është një rrugë përulëse dhe frymëzuese për të medituar. Është gjithashtu një rrugë që po zgjedh të mos e marr në këtë moment”, tha ai.

Mcconaughey kurrë nuk ka deklaruar nëse do të kandidonte si demokrat, republikan apo i pavarur, dhe në vend të kësaj e përshkroi politikën e tij si ‘centriste agresive’.

Ai as nuk kishte përshkruar ndonjë prioritet të politikës, megjithëse është i njohur për aktivizmin e tij ndaj mjedisit dhe të rinjve.

Vitin e kaluar Mcconaughey botoi një bestseller të New York Times, “Greenlights”, të cilin ai e përshkroi si një libër për “sukseset dhe dështimet, gëzimet dhe hidhërimet, gjërat që e bënë të mrekullohej dhe gjërat që e bënë të qeshë me zë të lartë.

Të dielën, Mcconaughey tha se e kishte pëlqyer procesin e vendosjes nëse do të kandidonte.

“Çfarë kam mësuar? Shumë. Ne kemi disa probleme që duhet t’i rregullojmë. Se politika jonë ka nevojë për qëllime të reja. Se kemi ndarje që kanë nevojë për shërim. Se ne kemi nevojë për më shumë besim në jetën tonë. Se duhet të fillojmë të ndriçojmë vlerat tona të përbashkëta. Ato që kalojnë linjat partiake. Ata që ndërtojnë ura në vend që t’i djegin. Se fëmijët tanë janë pasuria jonë më e madhe, kështu që, hej, le të jemi prindër sa më të mirë”, tha aktori.

beatrix Donaldi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.