Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Të shtëna me armë, dhunë e grabitje, arrestohen 5 persona në Tiranë

13:04 / November 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane 770x384 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë persona kanë rënë në pranga dhe tre të tjera janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë në pranga ka rënë një 15-vjeçar i cili më datë 27, 11,2021 ka hapur zjarr në vendin quajtur ‘Fausha e Aviacionit’, ndërsa ka qenë në lëvizje me një automjet të cilin e drejtonte pa leje.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar në gjendje të lirë 56-vjeçari I.Sh., dhe shtetasi A.A 28-vjeç pasi duke drejtuar automjetin tip ambulancë është për përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. A., dhe më pas me mjetin e ndaluar me drejtues shtetasin B. N., 46 vjeç.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën pasagjerja e ambulancës, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Ndërkohë më datë 28.11.2021, rreth orës 22:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, dy shtetas të mitur 13 e 14 vjec, banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë thyer derën prej xhami të një agjensie turistike në pronësi të shtetasit D.D., dhe kanë marrë një shumë të vogël parash.

Tiranë-Informacion

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. D., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasit I. Sh., 56 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. A., 28 vjeç, pasi shtetasi I. Sh., duke drejtuar mjetin ambulancë, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. A., dhe më pas me mjetin e ndaluar me drejtues shtetasin B. N., 46 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeria e ambulancës, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Xh., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe M. M, 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur si dhe F. D., 35 vjeç, pasi gjatë konstatimit për një shkelje të qarkullimit rrugor, ky shtetas ka kundështuar me dhunë punonjësit e policisë.

—

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin M. P., 20 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës shtetasin E. B., 32 vjeç (me detyrë mjek në urgjëncën e një spitali).

—

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin e mitur me iniciale C. K., 15 vjeç, pasi me datë 27.11.2021, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, ky shtetas ka qëlluar nga një mjet të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, me një armë zhurmuese (sportive).

—

Me datë 29.11.2021, rreth orës 00:10, në vendin e quajtur “Don Bosko” ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit P. M., 31 vjeç. Nga hetimet rezulton se shkaku i zjarrit është aksidental.

—

Me datë 28.11.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Elez Isufi”, në Paskuqan, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e byrektores në pronësi të shtetasit R. P., 43 vjeç. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Më datë 28.11.2021, rreth orës 22:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, dy shtetas të mitur 13 e 14 vjec, banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë thyer derën prej xhami të një agjensie turistike në pronësi të shtetasit D.D., dhe kanë marrë një shumë të vogël parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi pushuesit në Bunec, Policia bllokon Jet Ski-n dhe gjobit drejtuesin me 300 mijë lekë

11:59 / August 9, 2026

“S’e harroj dot!”/ Vrasja në Korçë, dëshmitarja: E pashë djalin të shtrirë, gjaku i rridhte nga koka

21:41 / August 8, 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

21:38 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.