Lori Hoxha është shumë e ndjekur edhe e pëlqyer në rrjetet sociale, por intervistat dhe daljet publike të saj janë shumë të rralla. Por, ajo mundohet të jetë sa më pranë ndjekësve të saj e shpesh zhvillon intervista virtuale në Instagram rreth çështjeve të ndryshme.
Mbrëmjen e sotme Lori thjesht u është përgjigjur ndjekësve të saj rreth kurioziteteve të tyre, duke zbuluar edhe disa detaje që nuk i kemi ditur më parë. Kështu, dikush e ka pyetur se çfarë këshille do i jepte vetes po të ishte 17-vjeç dhe ajo është përgjigjur duke listuar 4 këshilla:
1. Ji më e kujdesshme me mënyrën se si i do njerëzit
2. Kurrë mos i beso dikujt kur thotë se nuk do e bëjë diçka sepse do ta bëjë
3. Jepi përparësi familjes dhe synimeve por lërë disa synime për më vonë sepse e ardhmja është e mërzitshme nëse i konsumon të gjitha përnjëherë
4. Mos bëj më shumë tatuazhe
Lori Hoxha nuk i dinte këto gjëra kur ishte 17-vjeç, por këshillat e saj mund të shërbejnë për të gjithë adoleshentët e tjerë, kështu që mbani shënim që mos të pendoheni më vonë