Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkon në spital për të prerë këmbën, mjekët i presin të gabuarën pacientit

23:11 / December 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kemben
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i moshuar në Austri u vu para vendimit për të prerë këmbën e majtë për shkak të formës së rënduar të diabetit. Për këtë iu drejtua një klinike dhe një mjeku kirurg.

Problemi është se një neglizhencë e paprecedentë bëri që pacientit t’i pritej këmba e gabuar. Pacientit të moshuar i është hequr këmba e djathtë në vend të së majtës dhe gafa është zbuluar vetëm dy ditë më vonë.

Të mërkurën, gjykata në Linz e shpalli fajtore kirurgen 43-vjeçare për neglizhencë të rëndë dhe e gjobiti me 2,700 euro. E veja e pacientit, e cila vdiq para se çështja të mbërrinte në gjykatë, gjithashtu përfitoi 5000 euro dëmshpërblim.

Pacienti u paraqit klinikën në Freistadt majin e kaluar për t’i amputuar këmbën, por kirurgia i preu këmbën e gabuar. Gabimi u identifikua gjatë një ndërrimi rutinë të fashës dhe pacientit iu tha se do t’i duhej të pritej edhe këmba tjetër.

Në atë kohë, spitali tha se incidenti kishte ndodhur si “rezultat i një sërë rrethanash fatkeqe”. Drejtori i spitalit kërkoi falje publike në një konferencë shtypi.

Në gjykatë, kirurgia tha se kishte pasur një defekt në zinxhirin komandues në sallën e operacionit. E pyetur pse kishte shënuar këmbën e djathtë dhe jo të majtën, ajo tha: “Thjesht nuk e di”.

Që nga ngjarja, ajo është zhvendosur në një klinikë tjetër. Raste të tilla janë të rralla, por ka pasur incidente të ngjashme në të kaluarën. Në vitin 1995, një mjek në SHBA zbuloi në gjysmë të operacionit se ai ishte duke i prerë këmbën e gabuar një pacienti me diabet. Ai u detyrua ta çonte deri në fund operacioni pas prerjes së muskujve, tendinave dhe ligamenteve.

gabuaren kemben prere SPITAL
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.