Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Rregulla të reja për blerjet ‘on line’/ Vendoset e drejta e konsumatorët për të kthyer mallrat brenda 14 ditësh

20:22 / December 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blerje Online
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pandemia Covid 19 nxiti ndjeshëm rritjen e tregtisë ‘online’ në vend. Por, tregtia elektronike në Shqipëri karakterizohen kryesisht nga shitjet përmes rrjeteve sociale ç’ka e bën të vështirë monitorimin e këtij tregu dhe mbrojtjen e konsumatorëve që blejnë ‘online’.

Me qëllim mbrojtjen e kësaj kategorie, Financat përmes një vendimi të bërë publik nga drejtuesja e dikasterit Delina Ibrahimaj kanë saktësuar një periudhe 14-ditore për kthimin e mallit nga konsumatorët.

Ekspertët vlerësojnë se tregtia ‘online’ duhet të formalizohet, pasi plotësimi i kuadrit rregullator jo vetëm mbron konsumatorët, por edhe vetë shtetin nga humbjet në buxhet.

“Duhen ndërmarrë masa sepse është një pjesë jo e vogël që i përket ekonomisë tonë. Problem është se është shumë informal, duke marrë parasysh se ne kemi edhe ekonominë infomale. Sektori i blerjeve ‘online’ është problematik për konsumatorin, sa i përket konkurrencës dhe trasparencës. Duhet medoemos të formalizohet. T’u jepet një kod, një nipt ku edhe konsumatorët të dinë ku të ankohen”, thotë Vjoldi Danaj, ekspert për ekonominë.

Teksa tregtia ‘online’ po shihet si një mënyrë e mirë për të siguruar të ardhura nga të rinjtë kryesisht, ndaj ekspertët propozojnë një lloj trajtimi të diferencuar nga bizneset fizike.

“Janë të punësuar që në fakt nuk paguajnë as sigurime për veten e tyre. Nevojitet një hapësirë në legjislacion ku të jenë më të favorizuar. Të kenë ndoshta një taksim më të ulët, deklarime më të thjeshtuara. Status të veçantë”, shpjegon eksperti.

Rekomandimi për formalizimin e shitësve ‘online’ të paregjistruar është bërë edhe nga Banka Botërore sipas të cilës qeveria duhet të krijojë një mjedis të përshtatshëm për ekonominë digjitale, me krijimin e një legjislacioni tatimor dhe zbatimin e një kornize për mbrojtjen e konsumatorit./ Top Channel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026

Rimbursimi i Tatimit të Mbipaguar në DIVA/2025: Përfitojnë mbi 2 mijë individë me vlerë 32.7 mln lekë

14:15 / September 23, 2026

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.