Prova e radhës për banorët është të ndahen në grupe dhe të zgjedhin një këngë të disa viteve më parë me qëllim që të imitojnë performancën njësoj si në videoklip.
Vajzat zgjodhën “Sajzeza”, super hitin e Adelina Ismajlit me Elita 5. Rolin e këngëtares së famshme e bëri Einxhel Shkira, e cila kishte arritur të realizonte veshjen njësoj si në klip ndërsa vajzat e tjera ishin maskuar si djem.
Në fotografi arrini të shihni disa momente nga performanca e tyre.
Grupi që do të realizojë më së miri këtë imitim do të fitojë një shpërblim.



