Xheneta Fetahu është përfshirë në një aksident automobilistik në Tiranë, ndërsa ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje të automjetit të saj pas ngjarjes.
Në fotografinë e publikuar në InstaStory shihen dëmtime dhe gërvishtje në pjesën anësore të makinës.
Krahas pamjes, Xheneta ka shkruar: “Moti nuk jam frikësuar si sot. Inshallah mi ka marrë të këqijat”.

Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur gjatë ditës në Tiranë. Nga informacionet e publikuara, Xheneta nuk ka pësuar lëndime dhe gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e mirë.
Ajo aktualisht po qëndron mes Kosovës dhe Shqipërisë për shkak të angazhimeve të saj televizive.
